U shua në moshën 73-vjeçare, të dielën mbahen homazhet në nderim të Fatos Nanos

U shua në moshën 73-vjeçare, të dielën mbahen homazhet në nderim të Fatos Nanos

Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare. Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, Fatos Nano është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin. I lindur në 16 shtator 1952 në...