Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Spanjë
Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë natës pasi 6 cm (2.4 inç) shi ra në destinacionin popullor turistik në vetëm dy orë. Asnjë lëndim nuk është raportuar nga autoritetet spanjolle dhe gjendja e jashtëzakonshme u hoq të dielën në mëngjes. Kreu i shërbimeve të urgjencës të Lanzarote tha për mediat lokale se disa shtëpi ishin zhytur në ujë, me ujërat e përmbytjeve duke lënë pas një “sasi të madhe balte”. “Ne kemi punuar gjithë natën, duke ndjekur 300 thirrje gjatë natës, shumë prej tyre në Arrecife dhe Teguise”, tha Enrique Espinosa të dielën. Sipas mediave lokale, shërbimet e urgjencës morën pjesë në më shumë se...