Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Pse nuk duhet ta ngrohni ushqimin për fëmijë në mikrovalë?
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) po i paralajmëron familjet të shmangin vendosjen e enëve plastike në mikrovalë dhe lavastovilje, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme. Në një raport të publikuar në internet, pediatër dhe studiues zbuluan nivele në rritje të kimikateve në ngjyruesit ushqimorë, konservuesit dhe materialet e paketimit. Diçka për të cilën prindërit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm: Ngrohja e enëve plastike në mikrovalë ose vendosja e tyre në lavastovilje me ujë shumë të nxehtë rrit mundësinë e rrjedhjes së kimikateve të rrezikshme, sipas AAP. Enët prej qelqi ose paketimi prej çeliku inox rekomandohen si opsionet më të mira. Zgjedhja e ushqimeve të plota në vend të ushqimeve të përpunuara gjithashtu zvogëlon rrezikun e kontaminimit, ashtu si edhe larja e duarve dhe...