Nisin aplikimet në disa drejtori, hapet gara për të gjithë, por jo për Policinë Kriminale

Nisin aplikimet në disa drejtori, hapet gara për të gjithë, por jo për Policinë Kriminale

Ndërsa Policia e Shtetit ka hapur disa gara për pozicione drejtuese në strukturat e saj, një ndër postet më të rëndësishme, ai i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale mbetet ende jashtë procesit të konkurrimit. Postin e Drejtorit të Policisë Kriminale vijon ta mbajë Neritan Nallbati, ndërsa gara për këtë pozicion nuk është hapur, në kundërshtim me përcaktimet e ligjit për Policinë e Shtetit. Sipas këtij ligji, çdo drejtues në nivelet e larta duhet të përzgjidhet përmes një procesi transparent dhe me konkurrim të hapur dhe të zhvilluar në të njëjtën kohë. Policia e Shtetit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për disa drejtori të tjera. Në listën e shpallur përfshihen Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, si dhe drejtoritë vendore të policisë...