“Kryeministri më largpamës i Shqipërisë”/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon: I pari që dha provën e demokracisë

“Kryeministri më largpamës i Shqipërisë”/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon: I pari që dha provën e demokracisë

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ishte një kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë. Ngjela tha gjithashtu se Nano ishte një kryeministër i suksesshëm dhe perëndimor. Sipas Ngjelës, Nano mori Partinë e Punës dhe e kthehu në parti demokratike. “Ai ishte kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë. Sot për sot ai ishte kryeministri më largpamës, më i saktë. Vlera e tij ishte që mori Partinë e Punës dhe e bëri parti demokratike. Jo vetëm që e bëri parti demokratike, por e solli në pushtet. Ishte tre herë kryeministër dhe ishte kryeministër i suksesshëm. Ishte perëndimor dhe e respektonte shumë perëndimore. Ai dha provën e parë të një kryeministri të moralshëm. Zotëri, ai kryetar partia që...