Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
SPAK: Belinda Balluku merret zyrtarisht e pandehur per tunelin e Llogarase
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar pas paraqitjes në këtë institucion të Ministres së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK thuhet se ajo akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Njoftim i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë...