Humbi betejën me sëmundjen, Erion Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Besoi se e majta duhet të ishte progres, jo thjeshtë dogmë

Humbi betejën me sëmundjen, Erion Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Besoi se e majta duhet të ishte progres, jo thjeshtë dogmë

Pjesë e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos u bë edhe Erion Veliaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si një qytetar me vizion thellësisht europian, i cili besonte se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjeshtë dogmë. “Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare. Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist. Demokracia nuk matet me sa...