Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike

Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike

“Institucioni i dorëheqjes,” shkroi në një rast në vitin 2011 shkrimtari Ismail Kadare, “në shtetin shqiptar është themeluar nga Ismail Qemali.” Kadare iu referua në këtë mënyrë vendimit të themeluesit të shtetit të sotëm shqiptar më 1913 për të dhënë dorëheqjen si kryetar dhe për t’i hapur rrugën zbatimit të vendimit të Fuqive të Mëdha për shpalljen e Shqipërisë principatë, me Vilhelm Vidin si princ. Dorëheqja nga pushteti si mënyrë për shmangien e një krize dëmtuese për shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve, me të vërtetë u themelua nga Ismail Qemali, por që nga ajo kohë, është zbatuar jashtëzakonisht shumë rrallë në politikën shqiptare, të dominuar nga figurat autokratike që refuzojnë të zbresin nga kali, përveçse kur rrëzohen me forcë. E pra, në këtë histori, Fatos...