Presidenti Begaj shpall procedurën e aplikimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese

Presidenti Begaj shpall procedurën e aplikimit për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese

Sonila Bejtjas i mbaroi mandati, Presidenti Begaj dekreton shpalljen e vakancës për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, nr. 820 Prot., datë 24.10.2025, përmes të cilit bëhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, datë 24.10.2025, ka vendosur: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.4.2025”, duke u konstatuar kështu ligjërisht fakti se në datën 25.4.2025 në Gjykatën Kushtetuese është krijuar vakancë. Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti...