Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh

Kushtetuesja shqyrtoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak nga Qeveria, mbyllet seanca pas 7 orësh

Sot në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesën së ish-kryebashkiakut të Tiranës, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Seanca nisi në orën 10:00, teksa i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj tani po i drejtohet burgut të Durrësit. Në seancë u shqyrtua gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, dekret i pezulluar pak javë më parë nga Kushtetuesja. 17:06 Video/ “Ju dua shumë”, momenti kur Veliaj del nga Kushtetuesja për në burgun e Durrësit Pas seancës që zgjati shtatë orë në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj po i drejtohet burgut të Durrësit. “Ju dua shumë”– tha Veliaj pak para se të...