‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

Për kryeredaktorin e Syri Tv, Romir Saraçi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet të ishte në qeli pas komunikimit të akuzës nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, sa kohë që standardin ky institucion e ka vendosur me ish zyrtarë të lartë të vendit, duke sjellë në vëmendje rastin e kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentin e PL, Ilir Meta. I ftuar në Task Force, një emision special dedikuar zhvillimeve të fundit lidhur me numrin dy të qeverisë pas marrjes si e pandehur nga SPAK, Saraçi tha se masa e sigurisë, e cila mungoi të vendosej nga ana e institucionit të akuzës, mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve, sa kohë që Balluku është në detyrë dhe i ka...