Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SPAK reagon zyrtarisht: Belinda Balluku merret e pandehur për shkelje të barazisë në tendera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar zyrtarisht lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.Lexo edhe :Related Posts SPAK ka sqaruar se Belinda Balluku është marrë e pandehur për procedurat e tenderit të Llogarasë. NJOFTIMI I PLOTË: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në kuadër...