Zv.kryeministrja Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

Zv.kryeministrja Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: Akuza për shkelje të barazisë në tendera

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht për zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila u mor sot e pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Në reagimin zyrtar, prokuroria e posaçme thotë se Balluku po hetohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Reagimi i SPAK:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin...