Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht, njofton akuzat

Belinda Balluku merret e pandehur, SPAK reagon zyrtarisht, njofton akuzat

spak-belinda balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pas paraqitjes së zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK. Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se Belinda Ballukut  i është njoftuar akuza për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, SPAK njofton se Balluku është marrë e pandehur për shkelje me procedurat e tenderit për tunelin e Llogarasë, ndërsa faktet penale kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e...