Burimi: 
								Gijotina.com
								
							 
                                
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Celibashi: Miratohet modeli i fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore
                            Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot modelin e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit në pesë bashki.Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe renditja në fletën e votimit të kandidatëve për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. KQZ kërkoi gjithashtu që bashkitë të marrin masat për të garantuar që ambientet e qendrave të votimit që do të përdoren në datën 9 nëntor 2025. Sipas KQZ-së këto qendra duhet të jenë funksionale dhe të përmbushin kushtet logjistike dhe infrastrukturore, si edhe aksesin e Personave me Aftësi të Kufizuara për zhvillimin e procesit.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                       