Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Shtatë orë seancë në Kushtetuese për Veliajn, trupa tërhiqet për vendimin
                            Prej rreth shtatë orësh, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe për dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Pas marrjes së konkluzioneve të palëve, gjykata është tërhequr për vendim. Që prej arrestimit më 10 shkurt, kjo ishte shfaqja e parë publike e Veliajt, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para përfundimit të afatit, përveç rasteve kur ka shkelje të rënda të Kushtetutës.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   