Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kina dhe Kanadaja shprehin gatishmëri për marrëdhënie të reja bashkëpunimi
Kina dhe Kanadaja konfirmuan vullnet pozitiv për t’i rikthyer marredhëniet midis tyre në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm. Kjo u nënvizua gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping me Kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, në kuadër të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Xi gjatë takimit tha se me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet Kinë-Kanada kanë treguar një moment pozitiv rimëkëmbjeje dhe përmirësimi, i cili i shërben interesave të përbashkëta të të dy vendeve. Kina vlerëson deklaratën e Kanadasë se është e gatshme të promovojë përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një mënyrë praktike dhe konstruktive. Xi u bëri thirrje të dy vendeve të nxisin perceptime objektive dhe racionale për njëri-tjetrin, ta shohin njëri-tjetrin në mënyrë korrekte...