Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Belinda Balluku shkon në SPAK, numri dy i qeverisë besohet se është nën hetim për një tender
                            Zëvendës kryeministrja Belinda balluku, njëherësh Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Para se të hynte në SPAK, ajo refuzoi të komentonte për mediat arsyet e thirrjes së saj në SPAK. Balluku ndodhet në Prokurori e shoqëruar nga avokatja Pamela Qirko, njëherësh motra  e saj. Nuk dihet ende zyrtarisht shkaku i thirrjes së zonjës Balluku, por burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ajo është hetuar për një tender të tunelit të Llogarasë./vizionplus.tv