Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Balluku del nga SPAK pas 40 minutash, zv.kryeministrja: E shoh si proces që do jetë i bazuar në transparencë dhe llogaridhënie
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pasi u mor në pyetje për rreth 40 minuta. Ajo u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë, për një çështje që është në hetim nga ana e SPAK por nuk dha detaje. “Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje nën hetim. Si një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku pasi doli nga SPAK. Top Channel