Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Fatos Nano u nda nga jeta, reagon Bamir Topi: Tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën
                            Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është bashkuar homazheve për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasditen e kësaj të premte. “Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano. Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja e tij politike me kundërshtarët ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan ish-presidenti Bamir Topi. Top Channel