Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vetëvritet 39-vjeçari në Pogradec, u gjet i varur nga familjarët
Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit, familjarët kanë gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasin T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel