Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Nano, reagojnë deputetët e Partisë Socialiste: Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta
Deputetët e Partisë Socialiste kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano me anë të disa postimeve në rrjetet sociale. Damian Gjiknuri: “Me modelin e tij liberal, udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste. Si kreu i qeverisë, Fatos Nano drejtoi vendin në momente të vështira, kur duhej ringritur shteti i gjunjëzuar në të gjitha hallkat e tij. Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta ashtu sikurse i kompromiseve dhe marrëveshjeve si mjeti më efektiv i të bërit politikë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!”, shkruan Gjiknuri. Ulsi Manja: “Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka. Fatos Nano ishte ndarja mes...