Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gazetarët e pyesin nëse i ka kërkuar Rama dorëheqjen apo nëse SPAK e mori të pandehur, ja si përgjigjet Balluku
Pikërisht në fund të momentit të fjalës së saj para gazetarëve pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor për rreth një orë në pyetje, zv/kryeministrja Belinda Balluku nuk dha shpjegime nëse ishte marrë e pandehur apo nëse do dorëhiqej. Ishin pikërisht gazetarët dhe mediat e pranishme që drejtuan pyetje njëra pas tjetrës teksa zyrtarja e lartë socialiste me dosje në dorë po largohej e shoqëruar nga truprojat, por refuzoi të përgjigjej. “Zonja Balluku, a ua ka kërkuar Rama dorëheqjen”, “Po SPAK a jua komunikoi marrjen të pandehur, a u morët e pandehur zonja Balluku?”, ishin dy nga pyetjet e drejtuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Por ajo u tregua indiferente dhe zgjodhi të mos përgjigjej, duke u larguar...