Veliaj në Kushtetuese, vijon seanca prej 5 orësh me ndërprerje, ja çfarë po ndodh

Veliaj në Kushtetuese, vijon seanca prej 5 orësh me ndërprerje, ja çfarë po ndodh

Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë sërish seancën ku prej orës 10:00 po shqyrtohet ankimi i Kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshton procesin e shkarkimit që u dirigjua nga Kryeministri Edi Rama. Holta Zaçaj, kryetare e Gjykatës Kushtetuese njoftoi ndërprerjen e seancës për 20 minuta, e dyta ndërprerje kjo, gjatë ditës së sotme. Seanca pritet të rifillojë rreth orës 16:00, ndërsa gjatë 5 orëve palët kanë paraqitur parashtrimet e tyre dhe u janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Duke pyetur drejtpërdrejtë Gjykatën se “çfarë shkelje kam kryer unë”, kryebashkiaku Veliaj në fjalën e tij theksoi se mandati i tij kushtetues nuk mund të ndërpritet nga askush para se të përfundojë sipas afatit, veçse në rastet kur ka shkelje të rënda të...