Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vjen reagimi i parë i demokratëve për vdekjen e Fatos Nanos: Humbje e madhe për familjen Socialiste dhe politikën
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano. Shehu e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Nanos, jo vetëm humbje për familjen socialiste, por dhe për politikën shqiptare. Demokrati shpreh ngushëllimet e tij për familjarët, miqtë dhe e bashkëpunëtorët. “Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Z. Fatos Nano! Nje humbje per familjen socialiste. Nje humbje per politiken shqiptare. Ngushellime familjes se tij, qe e ndjen e perjeton me shume se gjithesekush kete humbje. Bashkepuntoreve ne vite. Miqve e shokeve. Ngushellime!”, thuhet në postimin e Tritan Shehut.