Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, ish-presidenti Bamir Topi: Një politikan liberal dhe komunikues modern në politikë
                            Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të themeluesit të Partisë Socialiste Fatos Nano ditën e sotme.   Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi shkruan se Nano ishte qytetarë liberal dhe komunikues si në politikë ashtu edhe në shoqëri.   ‘Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.  Personalisht i jam mirënjohës pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si president i Republikës duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme’, shkruan Bamir Topi. 
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   