Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
VIDEO-Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në SPAK, raporton gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene. Balluku është shoqëruar nga këshilltari i mediave Florian Seriani për në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa më herët, u paraqit avokatja e saj, Pamela Qirko. Për Ballukun, kishte një flet thirrje nga SPAK, por deri më tani nuk dihen ende detajet. Zv.kryeministrja nuk ka pranuar që të flasë për mediat./vizionplus.tv