Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur është e hapur, por po e quajmë “sekret” sepse ka marrë pjesë vetëm një kompani. Fituesi? Kompania “LIGUS” shpk, një emër i njohur në qarqet e biznesit, pas së cilës qëndron, sipas të dhënave dhe lidhjeve familjare, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro. Tender me “Flamur të kuq” Tenderi, me numër reference REF-58179-08-14-2025, është zhvilluar me procedurë të hapur “mbi kufirin e lartë monetar”, për...