Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano
                            Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai ndodhej i shtruar që prej 1 muaji në spital, ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja e tij shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit. Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen. Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe më pas u përfshi në jetën publike pas rënies së regjimit komunist. Në vitin 1991 themeloi Partinë Socialiste të Shqipërisë, duke qenë kryetar i saj deri në vitin 2005. Fatos shërbeu si kryeministër i vendit në vitet 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005, ndërsa ishte një figurë qendrore...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       