Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
PROFIL| Ndërroi jetë sot, jeta dhe karriera politike e Fatos Nanos
Fatos Nano është një nga figurat emblematike të politikës shqiptare pas rrëzimit të regjimit komunist. Ai e nisi karrierën nga gërmadhat e Partisë së Punës, si përfaqësues i saj, për t’u bërë shumë shpejt udhëheqësi i një force politike të cilën e transformoi rrënjësisht, duke i hequr nga shpina, kryqin e rëndë të trashëgimisë komuniste. Fillimisht duke i ndryshuar emrin, e më pas edhe mentalitetin. Në drejtimin e tij, Partia Socialiste u modernizua dhe mbeti e hapur ndaj rrymave dhe debatit. Si askush tjetër, Fatos Nano drejtoi jo përmes forcës së pushtetit, por u imponua përmes betejave të brendshme, duke u tërhequr, për t’u rikthyer në majë, me forcën e votës dhe mbështetjen e anëtarësisë. Ai u kritikua gjerësisht për korrupsionin e përhapur të qeverisjeve...