“Arrestimi i Veliajt njësoj si rrëmbimi nga FARC i një kryebashkiaku në Kolumbi”, Berisha flet për seancën në Kushtetuese: Nuk është i pafajshëm, por…

“Arrestimi i Veliajt njësoj si rrëmbimi nga FARC i një kryebashkiaku në Kolumbi”, Berisha flet për seancën në Kushtetuese: Nuk është i pafajshëm, por…

Mbledhja e parashikuar në orën 12:00 e grupit parlamentar demokrat nisi rreth 31 minuta me vonesë dhe arsyeja duket se ka qenë pikërisht seanca që po zhvillohej në Gjykatën Kushtetuese. Duke folur para deputetëve, Berisha iu referua edhe fjalës së ish-kryebashkiakut për një precedent që ai citoi në Kushtetuese për rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi. “Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës. Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të...