‘Të lihet në fuqi shkarkimi i Veliajt dhe dekreti për zgjedhjet’, Këshilli i Ministrave: Vendimi u bazua në ligjin…

‘Të lihet në fuqi shkarkimi i Veliajt dhe dekreti për zgjedhjet’, Këshilli i Ministrave: Vendimi u bazua në ligjin…

Përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave po parashtrojnë argumentet e tyre në lidhje me vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesja Irma Qosja tha se mjafton vetëm fakti i mungesës për afatin 3 muaj  në detyrë për të shkuar te shkarkimi. Ajo tha se ligji i qeverisjes vendore nuk ia lejon kryetarit të bashkisë që të mungojë për tre muaj edhe kur ka arsye për këtë, ndryshe nga Kushtetuta që e lejon deputetin ta mbajë mandatin kur ka arsye për mungesën e tij. Kjo sipas saj, se kryetari i bashkisë është organ monokratik me kompetenca ekzekutive. Si rrjedhojë, ajo tha se vendimi për shkarkimin dhe dekretin për zgjedhjet duhet të lihen në fuqi. “Pretendimet...