Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Marshim për jetën” në Elbasan në përmbyllje të “Tetorit rozë”
                            Në përmbyllje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit, bashkia Elbasan organizoi sot aktivitetin sensibilizues “Marshim për jetën”. Ky marshim kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit shëndetësor për gratë, si dhe përçimin e mesazheve të forcës, shpresës dhe solidaritetit me gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje. Marshimi nisi nga Teatri “Skampa” dhe përfundoi në Sheshin “Gensher”, nën moton “Gratë për Gratë”, duke bashkuar qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave partnere që iu bashkuan kësaj nisme sensibilizuese. Marshimit iu bashkuan edhe deputetet Sara Mila dhe Evis Kushi. Në fjalën e saj, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, theksoi rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i komunitetit për kujdesin shëndetësor të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   