Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit, shkak balonat në hapsirën ajrore
                            Aeroporti i Vilniusit në Lituani u mbyll përkohësisht të enjten për shkak të disa balonave që fluturonin në afërsi të tij, tha aeroporti në një postim në Facebook, incidenti i gjashtë brenda këtij muaji. Lituania ka thënë se balonat dërgohen nga kontrabandistë që transportojnë cigare të kontrabanduara, por fajëson gjithashtu Presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, për mosndalimin e kësaj praktike. “Sipas informacioneve paraprake, vendimi për të kufizuar hapësirën ajrore u mor për shkak të një balone që fluturonte në drejtim të Aeroportit të Vilniusit”, tha aeroporti të enjten. Ndërkohë, trafiku në aeroportin e kryeqytetit u pezullua deri në orën 21:10 GMT, sipas orës lokale. Lituania ka mbyllur tashmë pikat kufitare me Bjellorusinë për shumicën e udhëtarëve...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                   