“Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi, lutem çdo natë për ta”, fjala e plotë e Veliajt në Kushtetuese: Nuk dua mëshirë

“Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi, lutem çdo natë për ta”, fjala e plotë e Veliajt në Kushtetuese: Nuk dua mëshirë

erion veliaj ne kushtetuese TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese, ku shprehet kundër shkarkimit, nuk ka lënë pa përmendur bashkëpunëtorët e tij, për të cilët thotë që lutet çdo natë që Zoti t’i falë. Veliaj e quajti një rrëmbim arrestimin e tij në zyrë, ndërsa tha se nga Gjykata Kushtetuese nuk kërkon mëshirë, por kthimin e shtetit në binaret e ligjshmërisë. Fjala e plotë e Veliajt: Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Edhe pse e di mirë se kjo është e drejta ime kushtetuese, dua t’ju falenderoj me respekt që më keni dhënë mundësinë të jem sot i pranishëm, për të ushtruar të drejtën time, për t’u dëgjuar para Jush dhe para gjithë shqiptarëve. Beteja ime...