Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike, ekstradohet nga Italia (EMRI)
Edmond Goga, 33-vjeç është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë. 33-vjeçari i cili ishte në kërkim ndërkombëtar akuzohet se para katër vitesh së bashku me tre persona të tjerë kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike një sipërfaqe toke (pronë publike) në fshatin Krastë, Krujë. Për këtë vepër penale Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar Gogën me 4 vjet burgim. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.