Mbrojtja e Veliajt lexon argumentet: Këshilli Bashkiak nuk veproi mbi baza ligjore, ishte i motivuar politikisht

Mbrojtja e Veliajt lexon argumentet: Këshilli Bashkiak nuk veproi mbi baza ligjore, ishte i motivuar politikisht

Mbrojtja e Erion Veliajt po paraqet argumentet në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në Tiranë. Mbrojtja tha se veprimet e ndërmarra nga Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk veproi mbi bazat ligjore por ndërmori veprime të motivuara politikisht. Mbrojtja përmendi se neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Po ashtu, mbrojtja përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas...