Seanca e së enjtes, Bardhi kërkesë Peleshit: Te anulohet votimi i Komisionit të Ligjeve

Seanca e së enjtes, Bardhi kërkesë Peleshit: Te anulohet votimi i Komisionit të Ligjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke pretenduar se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit në zgjedhjen e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Në mënyrë të vijueshme ju po tregoni seancë pas seance se dhunoni në mënyrë flagrante Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit. Në seancën e fundit të datës 30.10.2025, ju keni konsideruar të miratuar akte të Kuvendit që nuk kanë marrë shumicën e kërkuar nga Kushtetuta dhe ligji“, thuhet në kërkesë e tij. Në shkresën e siguruar për Top Channel nga gazetarja Elda Menga, Bardhi kërkon anulimin e votimit dhe përsëritjen e tij. Top Channel