Burimi: 
								Monitor.al
								
							 
                                
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25
                            Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   