Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli paraqitet në Prokurori

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës. Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli dhe biznesmeni Valon Ademi në lidhje me kuotat takuese në Aeroportin e Vlorës.