Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Raporti në Kuvend/ Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, paralajmëron reformim të thellë të RTSH në bashkëpunim me EBU
Kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Fatjon Hoxhalli, gjatë raportimit vjetor të RTSH në Kuvendin e Shqipërisë, ka paralajmëruar nisjen e një reforme të thellë dhe tërësore të transmetuesit publik, e cila do të ndërmerret në partneritet me European Broadcasting Union (EBU), unionin më të madh të mediave publike në Evropë ku edhe RTSH është anëtare. Hoxhalli deklaroi se që prej konstituimit, Këshilli Drejtues ka punuar për të garantuar pavarësinë editoriale, integritetin profesional dhe përdorimin me përgjegjësi të burimeve publike, por sfidat e mbartura ndër vite kërkojnë një ndërhyrje të plotë dhe jo zgjidhje fragmentare. Sipas Hoxhallit, reforma synon rikonceptimin sistemik të çdo aspekti të RTSH-së, nga mënyra e financimit, te organizimi i brendshëm, kultura e punës, prodhimi i lajmit, platformat teknologjike, raportet...