Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Seanca për shkarkimin e Veliajt, kush janë avokatët e Presidencës dhe Qeverisë
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike ku do të shqyrtohet ankimi Erion Veliajt ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra. Në seancë është i pranishëm edhe kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranë, i cili u shoqërua nën masa të rrepta sigurie nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet që prej shkurtit të këtij viti. Pala ankimuese, që është ish-kryebashkiaku Erion Veliaj përfaqësohet nga avokatët Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Pala paditëse, Qeveria përfaqësohet nga avokatët Herald Jonuzaj, Vangelt Duni, avokatja e shtetit Irma Qosja. Presidenca përfaqësohet nga avokatët Hemion Braho, Ilirjan Rusmajli, Erjola Shia.