“Palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet”/ Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik

“Palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet”/ Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder komentoi edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe akuzat e bëra nga opozita. Ai tha se ka një tendencë për ta dramatizuar më shumë seç duhet, duke nënkuptuar akuzat e opozitarëve, por shtoi se palët duhet të ulen dhe të trajtojnë këto rekomandime të bëra. Ai thotë se në vend që të bëhet “show politik”, duhet që të ulen të adresojnë këto rekomandime, të bëra prej kohësh nga ODIHR. “Sinqerisht kur shoh zgjedhjet e fundit në Shqipëri, nëse janë lokale apo parlamentare, janë të njëjtët njerëz që thonë të njëjtat gjëra për çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike seç duhet. Disa përdorin...