Video-Lajm/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i mbërritjes së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Video-Lajm/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i mbërritjes së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët. I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme. Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme. Top Channel