Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Me pranga në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën publike me relatore Sonila Bejtjan ku do të përballet me qeverinë dhe Presidencën për shkarkimin e propozuar. Seanca pritet të nisë në orën 10:00.