Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shkarkimi i Veliajt, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim mbi kërkesën e Bajram Begajt
erion veliaj ne gjykaten kushtetuese TIRANË- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca ku do të diskutohet mbi vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt. Vetë Veliaj është i pranishëm në seancë, së bashku me dy avokatët e tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj dhe Ermal Dokushi. Të pranishëm si palë e interesuar në këtë proces janë edhe përfaqësuesit e institucionit të presidencës. Këta të fundit, kërkuan që Gjykata Kushtetuese të heqë dorë nga pezullimi i dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu në proces janë edhe përfaqësuesit e këshillit të ministrave. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, në lidhje me kërkesën e presidentit, për pezullimin e dekretit për zgjedhjet e pjesshme lokale. Vijon…