Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vende të lira pune në nivele drejtuese, Policia e Shtetit hap zyrtarisht aplikimet
policia e shtetit TIRANË- Policia e Shtetit ka hapur zyrtarisht aplikimet për pozicionet e larta drejtuese “Drejtor Departamenti” dhe “Drejtor Vendor i Policisë”, në kuadër të procesit të ri të konkurrimit dhe promovimit brenda strukturës. Aplikimet do të jenë të hapura nga data 3 deri më 11 nëntor 2025, dhe mund të marrin pjesë punonjës të policisë me grada të rolit të mesëm drejtues. Në mesin e vendeve të lira është drejtor departamenti për kufirin dhe migracionin, drejtor departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe pozicionet e drejtorit vendor në Elbasan dhe Shkodër. Njoftimi: Mbështetur në pikën 1, pikën 2, germat “c” dhe “l” të nenit 55, si dhe në pikat 3 dhe 4 të nenit 61 të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në...