Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Kujdes mos bini pre e mesazheve mashtruese”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët
                            Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazhet mashtruese që u shkojnë në telefon përmes e-mail-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale. Në njoftim thuhet se nuk duhet të klikoni linqet që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare. “Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare”, bën thirrje policia. “Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo të subjekteve të ndryshme. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit informon qytetarët se së fundi po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme, që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe kërkojnë nga përdoruesit, të dhënat e tyre personale dhe bankare. Kjo është një tentativë mashtrimi kibernetik...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                       