Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Analiza nga DW: Putin dhe propaganda me raketën me energji bërthamore
                            Presidenti rus Vladimir Putin po mburret me raketën e re me energji bërthamore “Burevestnik” – një “shpikje unike” me një “rreze veprimi të pakufizuar”. Çfarë dihet në të vërtetë për këtë armë? Rusia testoi së fundmi një raketë me energji bërthamore, Burevestnik, por ekspertët mbeten skeptikë në lidhje me gatishmërinë e saj operacionale dhe aspektet e sigurisë. Testi i raketës Burevestnik, të cilën Kremlini e ka paraqitur si një përparim të madh teknologjik, ka tërhequr vëmendjen për shkak të pretendimeve për rrezen e saj të pakufizuar të veprimit dhe mbushjen bërthamore. Një video e publikuar më 26 tetor tregon Presidentin Vladimir Putin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov me uniforma ushtarake kamuflazh duke diskutuar testin e kryer nga arkipelagu Novaya Zemlya. Karakteristikat kryesore...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   