Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            Shkeljet në tendera, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat
                            SPAK përmes një fletëthirrjeje të dytë i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Ballku që mesditën e sotme të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme e shoqëruar nga avokati. Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me nje vizite zyrtare në Bukuresht. LEXO EDHE: Gazment Bardhi: Balluku nën hetim nga SPAK, por vijon të jetë nr.2 i qeverisë, krah Ramës Por prokurori Dritan Prençi dërgoi një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte, e shoqëruar nga avokati i...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   